Në qytetin e Shtipit ka filluar një protestë e studentëve të Universitetit “Goce Dellçev”, të cilët shprehen kundër dygjuhësisë dhe ndryshimit të emrit të Maqedonisë.
Sipas agjencisë Makfax, në protestë ka të pranishëm edhe studentë nga pesë qytete tjera të vendit. Studentët thonë se aktiviteti është jopartiak, dhe se ata distancohen nga partitë politike, duke shtuar se aktiviteti organizohet nga studentë të tërë Maqedonisë.
Qëndrimi i studentëve është se Ligji për përdorimin e gjuhëve e shkel Kushtetutën dhe godet historinë e Maqedonisë.
Organizatorët paralajmërojnë protestë tjetër në qytetin e Manastirit./Telegrafi/



Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...