Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni informon se gjatë ditës së djeshme (14.03.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 139 sanksione, prej të cilave tridhjetë e nëntë gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, gjashtë sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, shtatë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shoferë.
“Poashtu janë shqiptuar edhe dymbëdhjetë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, tetë sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike dhe dyzet e shtatë sanksione për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt”.
“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...
Anëtarësimi në BE, Rama: Të bëjmë maksimumin që dera e hapur...
Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...