Në Shkup filloi ‘Marshi për ajër’ që u organizua nga nisma qyteetare që luftojnë kundër ndotjes së ajrit.
Pasditja e ftohtë në Shkup nuk ndaloi qytetarët të vinë para Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për të marshuar drejt Kuvendit dhe për të përfunduar para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.
Qytetarët nga të gjitha mosahat janë të pranishëm në marshin protestues ndërsa Arianit Xhaferi nga ‘Eco Guerila’ tha se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre për mjedis të pastër jetësor.
Dushko Gruevski nga nisma ‘Manastiri dëshiron ajër’ tha se nuk pret që Qeveria t’i përmbushë kërkesat e tyre për shkak se, siç thotë ai, më të rëndësishme janë interesat e oligarkëve se sa të qytetarëve.
Ndryshe, marshi protestues po ndodh para miratimit të Propozim-buxhetit të Bashkisë së Shkupit për vitin 2020 e që duhet të votohet të hënën e ardhshme.
Po transportonin drejt Greqisë 44 pako me lëndë narkotike, a...
Rikthehet Liga Unike, Ylli përballet me Apollonian
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Krye...
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet