Në 24 orët e shkuara, në covid-qendrat në spitalet e vendit është paraqitur se po mjekohen gjithsej 334 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus.
Në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 20 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me Covid-19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 41 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 24 pacientë, në Veles po mjekohen 27 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 45 pacientë pozitivë dhe suspektivë me Kovid-19. Në kovid-qendrën në Ohër janë të hospitalizuar 50 pacientë, në Prilep 18, në kovid-qendrën në Gostivar 15, ndërsa në Strugë 19 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë të hospitalizuar 19 pacientë, në Koçan tre, në Kërçovë tetë, Kavadar 18, në Gjevgjeli tetë persona, ndërsa në Dibër 13 pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus.
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus të cilët po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet e vendit është 589 dhe ka rreth 500 shtretër të lirë spitalorë në covid-qendrat.
Gjatë ditës bëhen edhe lëshime të pacientëve të shëruar me çka do të lirohen shtretër shtesë.
Përndryshe, të gjitha repartet në spitalet klinike disponojnë me shtretër spitalorë drejtë të cilëve ka furnizim me oksigjen. Ministria ka qasje në gjendjen me kapacitetet dhe nëse ka nevojë, repartet do të zgjerohen plotësisht, qëndron në kumtesë.
Deputeti i VV’së: Mund të ketë emër tjetër për president për...
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...