Në 24 orët e kaluara në Covid – qendrat në spitalet në të gjithë vendin është njoftuar se po trajtohen gjithsej 622 pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se 22 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 u shtruan në spitalin në Manastir. 34 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. 15 pacientë ka reparti infektiv në Tetovë, 24 pacientë po trajtohen në Veles dhe 39 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 po trajtohen në Kumanovë, si dhe 53 pacientë u shtruan në spital në qendër në Ohër, 47 në Prilep, 7 në kovid – qendër në Gostivar dhe 21 në Strugë. 27 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 4 në Koçan, tetë në Kërçovë, 40 në Kavadar, 6 në Gjevgjeli dhe 13 pozitivë dhe të dyshuar ndaj Kovid-19 në Dibër.
“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19 të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 591 dhe ka rreth 490 shtretër spital të zbrazët në kovid qendrat”.
“Gjatë ditës, bëhen çregjistrime për pacientët e shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej”, thuhet në kumtesë.
“Miri shkon te dyqani i Stelinës dhe iu blen lule dash...
Reduktime të rrymës sot dhe nesër, njoftim me rëndësi nga KO...
Rinumërimi i votave mund të zgjasë deri në dy javë
Intervistohen tetë prokurorët që aplikuan për avancim në Pro...
“Kam prime në BBVA”, Monika Kryemadhi thotë se ë...
Urbanizimi i pakontrolluar, shkaku kryesor i vërshimeve të f...