Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni të Veriut ka njoftuar se dje (13 dhjetor) në autostradën Gjevgjeli – Shkup, zyrtarët policorë kanë arrestuar personin K.A (20) nga Serbia, pasi gjatë kontrollit në makinën “Fiat Dukato” me targa të Serbisë, janë gjetur 28 persona – migrantë, prej të cilëve 25 nga Kuba (20 të rritur, 5 fëmijë) dhe 3 nga India.
Siç thonë nga MPB, para kësaj, në ora 19:20, në autostradën në vendin e quajtur “Nova petlla” në afërsi të Gjevgjelisë, ai nuk është ndaluar në sinjalizimin e dhënë nga policia, pasi është arritur është ndaluar, e ka lëshuar veturën dhe është përpjekur të ikë.
Ai është kapur nga policia dhe është arrestuar.
“Migrantët janë dërguar në Qendrën e pranimit në Gjevgjeli, kurse K.A. është mbajtur në Stacion policor në Gjevgjeli”, qëndron në njoftim.
Policia dhe prokuroria tashmë janë në koordinim dhe pas dokumentimit të rastit kundër K.A. do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Kurti sulmon ashpër liderët e opozitës: Katër veta në VV kan...
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...