Situata në komunën e Dibrës është nën kontroll, ushqimi dhe produktet e tjera dërgohen rregullisht, si dhe ilaçet. Nuk ka vend për panik. Rekomandohet që qytetarët të vazhdojnë të ndjekin me përpikëri rekomandimet e autoriteteve, deklaroi në një konferencë për shtyp kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka.
Ai informoi se në vetizolim ka 45 të cilët kontrollohen nëse i ndjekin rekomandimet, ndërsa për ata që duhet të blejnë produkte të caktuar, është përfshirë Kryqi i Kuq.
“Ende ka 110 persona në komunën tonë nga qytete të tjera të vendit, mes tyre edhe shtetas të huaj që ishin në trajtimin dhe rekreacion. Ata janë të vendosur në hotelet e “Banjat e Dibrës-Capa”, ndërsa shpenzimet do të paguhen nga qeveria”, tha Duka.
Ai theksoi se në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër ka një vend special ku aktualisht strehon pesë pacientë me formë të butë të coronavirusit.
Musliu: 27 vjet manipulim dhe heshtje politike e Serbisë për...
Mbahet edicioni jubilar i 10-të i “Vrapo Babadimër” në Prish...
27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbi...
Haradinaj: Muja, me 41 viganë të UÇK-së, ra në male duke mbr...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen pesë perso...
Gjermania arreston 5 të dyshuar për planifikimin e një sulmi...