Pas 14 vjetësh hedhje të gurthemelit për ndërtimin e sallës sportive në shkollën e mesme profesionale “Boro Petrushevski”, e njëjta sot u lëshua në përdorim. Salla është ndërtuar sipas standardeve moderne dhe kushteve për zhvillimin e orës së edukatës fizike. Përveç sallës së madhe të sportit, është ndërtuar sallë ping pongu, për gjimnastikë, hapësir për fitness dhe dollapë për pajisje sportive.
Sallën sportive sot e kemi të pajisur me të gjitha kushtet. Edhe pse zgjati shumë ky projekt ëndërr u bë realitet. Me hapjen e sallës sportive sot mësimdhënësit e sportit dhe nxënësit tonë I kanë kushtet me të përsosura. Orët e sportit do të mbahen në kushte të mira, kishim shumë vështirësi për të realizuar orët e sportit por tash u bë realitet. Uroj të gjithëve, kolegëve, nxënësve, ta gëzojmë sallën dhe të shpresojmë që e ardhmja jonë është në BE – tha Zekirija Zekiri, zv drejtor i Sh.M.Q “Boro Petrushevski”.
Shkolla Boro Petrushevski sot është më e pasur me një sallë sporti moderne, e cila për mua, për arsye të panjohura pas 14 vjetësh nga nisja e punimeve ndërtimore përfundimisht është përfunduar dhe lëshuar në përdorim. Ky objekt ka sallë të madhe sporti, sallë ping pongu, sallë të vogël për gjimnastikë, hapësire për rekuizita, dollape për vendosjen e pajisjeve sportive, zyra për profesorët dhe gjësende të ndryshme me të cilat përmirësohen kushtet për zhvillimin e orës të edukatës fizike – u shpreh Petre Shilegov, kryetar i Shkupit./AlsatM/
PSD mban sot aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës
Shqipëria e treta për të ardhurat për frymë në rajon, Kosova...
Sot varroset Rifat Stojkaj, drejtori i Bujqësisë në Deçan
Vazhdon seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrim...
E marta sjell mot dinamik, diell, reshje dhe erëra të forta
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...