Gjatë ditës së djeshme, nëpuënsit policorë në autostradën Kumanovë-Tabanoc në një kamion kanë gjetur 81 migrantë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut thuhet se ,në autostradën Kumanovë – Tabanoc nëpunësit policor i dhanë shenjë për ndalesë automjetit “DAF” me targa regjistrimi nga Shkupi, por automjeti nuk u ndalua”.
“Më pas, para fshatit Çerkez në Kumanovë, automjeti doli nga rruga. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 81 persona-migrantë nga Afganistani, India, Bangladeshi dhe Pakistani. Migrantët përkohësisht janë vendosur në Qendrën transitore-Tabanoc”, thuhet në njoftimin.
Më tej thuhet se po punohet për zbardhjen e rastit./AA
Rritet çmimi i arit dhe naftës
Një i ri nga Kosova raportohet se ka vdekur në vendin e punë...
Shqipëria dorëzon Instrumentin e Ratifikimit për Kartën e Bo...
Katër vjetori i nisjes së luftës: Kurti pret në takim ukrain...
Komandanti i KFOR-it: Nuk ka vendim për reduktimin e trupave...
Dhjetëra viktima në Brazil, rrëshqitje toke dhe përmbytje pa...