Qeveria e Maqedonisë së Veriut i shqyrtoi propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për arsim fillor dhe të mesëm që i propozoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës e që kanë të bëjnë me përshtatjet e mësimit në kushte të coronavirusit.
Nga Qeveria bënë të ditur se ndryshimet do të dërgohen në Kuvend për votim, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ligjet e propozuara sigurojnë mjedis të sigurt për të gjithë të përfshirët në procesin arsimor dhe edukues, si për nxënësit ashtu edhe për mësuesit dhe kuadri tjetër mësimor dhe prindërit”, shprehen nga Qeveria.
Propozimet janë mbajtja e higjienës dhe dezinfektimi, të organizohet lëvizja e nxënësve, të caktohet distanca mes bankave shkollore prej 1.5 metrave, të ketë mbikëqyrje të organizuar nga mësuesit dhe kuadrit administrativ-teknik sipas rekomandimeve të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic