Komandat e NATO-s në Napoli përmes një njoftimi për media kanë thënë se Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për NATO-n.
Në këtë njoftim, thuhet se NATO mirëpret mundësinë që ushtria serbe dhe forcat aleate të realizojnë stërvitje të përbashkët në muajin maj në Serbi.
Kjo stërvitje do të zhvillohet në Borovac të Serbisë
“Ky aktivitet do të zhvillohet me ftesë të Serbisë dhe në respekt të plotë të politikës së saj të deklaruar të neutralitetit ushtarak. Stërvitja e përbashkët përmirëson ndërveprimin, forcon bashkëpunimin praktik dhe mbështet stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. NATO vlerëson partneritetin e saj me Serbinë dhe pret me padurim të punojë së bashku gjatë kësaj stërvitjeje”, thuhet në njoftim.
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?