E përshëndesim Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim që më 1 gusht e nënshkruan kryeministri Bojko Borisov dhe Zoran Zaev, deklaroi zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO- Rouz Gotemeler, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“NATO e përshëndet frymën e bashkëpunimit që e ka bërë të mundur nënshkrimin e Marrëveshjes. Kjo marrëveshje është ngjarje e rëndësishme në krijimin e marrëdhënieve pozitive në rajon me shikim drejt të ardhmes. Zbatimi i tij do të kontribuojë për sigurinë në Ballkan, e cila është në interes të të gjithëve”, theksoi zëvendës-sekretarja e pergjithshme e NATO-s, Gotemeler, njofton AIM.
Përndryshe dje Maqedonia e nënshkroi Marrëveshjen me Bullgarinë për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim. Me ketë Marrëveshje, siç theksuan kryeministrat Zaev dhe Borisov, hapet një kapitull i ri në dobinë e të dy vendeve.
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...