Nataliteti rritet për pesë për qind, mortaliteti për 9.1 për qind

15:53 | 27 Shkurt 2019

Numri i foshnjave të sapolindura në tremujorin e katërt të vitit 2018, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, është rritur për 5,0 për qind dhe arrin 5.597 foshnja të sapolindura.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, rritje për 9,1 për qind shënon edhe numri i personave të vdekur dhe arrin 5.405, ndërsa prej tyre 48 janë foshnja të vdekura, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rritja natyrore arrin 192, që nënkupton se për po kaq persona është më i madh numri i fëmijëve të sapolindur nga numri i personave të vdekur.

Ndryshe, në çerekun e fundit vitin e kaluar janë lidhur 3.261 martesa, që është për 6,4 për qind më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2017.

Në tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar ka pasur 442 shkurorëzime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara