Një 50-vjeçar është arrestuar në Maliq pasi u kap duke tregtuar nafte të dyshuar si kontrabandë.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale F.A., banues në fshatin Sovjan, Maliq.
Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas u kap në vendin e quajtur “Ish-karburanti i vjetër” në fshatin Sovjan, duke furnizuar me naftë, mjetin tip traktor në pronësi të shtetasit Dh. S., sasi e cila dyshohet të jetë kontrabandë.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e brendshme, si edhe përreth ish-karburantit të cilin ky shtetas e ka në administrim, iu gjet një sasi tjetër e konsiderueshme nafte e dyshuar kontrabandë e ndarë në bidona plastikë, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./TCH
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...