Ministria e Shëndetësisë njoftoi se asnjë nga pacientët që është zbuluar lloji delta i coronavirusit nuk është vaksinuar.
Ata shtojnë se pas anketave të kryera me pacientët, është vërtetuar asnjë prej tyre nuk ka pranuar asnjë dozë vaksine, përkatësisht nuk janë vaksinuar ose rivaksinuar.
“Nga numri i përgjithshëm i pacientëve te të cilët është vërtetuar lloji delta i coronavirusit, vetëm një pacient është në gjendje të rëndë shëndetësore. Bëhet fjalë për pacient i cili pas 8-9 ditëve pasi janë shfaqur simptomat ka refuzuar të shkojë në mjek dhe ka qenë në izolim shtëpiak. Për momentin bëhen analiza te anëtarët familjarë të dy pacientëve të hospitalizuar, të cilët kanë jetuar në bashkësi dhe kanë mundësi të jenë të infektuar me llojin indian të virusit”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ata u bëjnë qytetarëve thirrje për vaksinim masiv si dhe të respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga coronavirtusi.
“Me të gjitha vaksinat me të cilat disponojmë janë të sigurta dhe efikase dhe janë e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga COVID-19”, sqarojnë nga MSH./Telegrafi/
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit
ZYRTARE: Hekuran Berisha rikthehet tek Dukagjini