Ministria e Shëndetësisë njofton se për shkak të paralajmërimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, gjatë pesë ditëve të ardhshme Maqedonia do të përfshihet në temperatura të larta 29.07 – 01.08 dhe do të ndodhet në fazën e portokalltë. Për këtë fazë, siç sqarojnë nga MSH, vlejnë rekomandime për uljen e rreziqeve nga temperaturat e larta për personat që ndodhen në hapësirë të hapur, shtëpi, në vendet e punës, në liqene, lumenj, pishina ose në mal.
Këto janë rekomandimet:
Lirimi nga puna për grupet më të rrezikuara siç janë gratë shtatzëna dhe personat mbi 6 vjet
Në çerdhe të mos praktikohet aktiviteti fizik dhe të mos nxirren fëmijët në hapësira të hapura nga ora 11:00 deri në ora 17:00
Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Punë Sociale të kenë qasje më aktive dhe të japin ndihmë të vetmuarve, të moshuarve dhe të pastrehëve./Telegrafi/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...