Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj disa prej njoftimeve dhe pikëpamjeve të mediave të transmetuara se vaksina kineze “Sinovak” nuk na mbron nga lloji “delta”.
“Ky pretendim është absolutisht i pasaktë, nuk ka asnjë studim apo provë shkencore që e konfirmon këtë. Ne u bëjmë thirrje mediave të mos publikojnë teza të paverifikuara nga individë që nuk bazohen në informacione zyrtare nga institucionet shëndetësore ndërkombëtare.
Analiza dhe informacioni zyrtar i OBSH-së që miratoi këtë vaksinë, tregojnë se është 51% efektive në mbrojtjen e rasteve asimptomatike dhe mbron 100% nga zhvillimi i sëmundjes së rëndë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ata thonë se sipas dy studimeve të fundit të OBSH-së të zhvilluara në Brazil mbi efikasitetin e vaksinës nga llojet e reja që aktualisht janë në qarkullim, është konfirmuar se mbron 50% në studimin e parë, ndërsa 83% në studimin e dytë./Telegrafi/
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...