Ministria e Punëve të Jashtme akoma nuk ka informacione për atë se ministri Nikolla Poposki në intervistën për javoren hungareze “Figjelo” në të vërtet ka thënë se Maqedonia mendon të ngrejë gardh mbrojtës, të ngjashëm me atë të Hungarisë, për të mbrojtur kufijtë e saj nga refugjatët.
– Akoma jemi në verifikim të deklaratës – na thanë nga MPJ-ja, ku njëherazi konfirmuan se ministri ka dhënë intervistë për “Figjelo”
Poposki në intervistë thotë se Maqedonia ndoshta do i duhet të ‘ndërtojë një lloj mbrojtje fizike edhe pse kjo nuk konsiderohet si zgjidhje afatgjate’.
“Por, nëse e mendojmë seriozisht atë që Evropa kërkon nga ne, atëherë ne jemi të detyruar të ndërtojmë një gardh kufitar. Ose ushtarë ose kombinimi i të dyjave- ka thënë Poposki, shkruan Lajm.
Nga MPJ-ja tani për tani nuk kanë informacion se plani për ngritjen e gardhit është shqyrtuar ose jo në seancë qeveritare, ose ndoshta është vetëm propozim i ministrit.
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...