Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të RMV-së, Toni Angellovski, ka informuar për rrjedhën e procesit zgjedhor që nga hapja e vendvotimeve.
“Që nga hapja e votimit në orën 7 nuk janë vërejtur probleme të mëdha. Dy fotografi të fletëve të votimit janë regjistruar në Shkup dhe Shtip. Në Radovish, një person ia tregoi fletën e votimit një vëzhguesi. Për të gjitha këto ngjarje janë marrë masa për zbardhjen e rastit. Në Çair janë vërejtur fletëpalosje në vetura të parkuara dhe janë regjistruar dy grafite. Në një vendvotim në Shkup, kreu i këshillit zgjedhor raportoi se u gjet një bombë tymi e shpërthyer”, tha ai.
Angellovski apeloj qytetarët që gjatë votimit të përmbahen nga incidente dhe nëse ka konstatim për prishje të procesit zgjedhor të lajmërohen në stacionin më të afërt policor./klan.mk
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...