Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme ka vazhduar me kontrollet e përforcuara në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Siç njoftojnë nga MPB, gjatë ditës së djeshme (03.01.2022) janë gjobitur 153 shoferë të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se e lejuara.
Prej tyre 7 kanë vozitur me shpejtësi mbi 50 km/h më shumë se e lejuara, 5 makina me 70km/h më shumë se shpejtësia e lejuar. 65 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 88 jashtë vendbanimeve.
“Aksionet e përforcuara do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Sabotazhi i pretenduar në Serbi me pasoja të mundshme politi...
Aksident trafiku në Rixhevë të Klinës, një i lënduar
Teherani: Retorika e Trump pa efekt në hapjen e Hormuzit
Alarm te Real Madridi: gjashtë lojtarë në rrezik pezullimi p...
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike