Ministria e Punëve të Brendshme pas marrjes së informacionit nga vendet partnere për ndonjë sulm të mundshëm terrorist në vend ka ndërmarrë disa masa dhe aktivitete për parandalimin e tyre, njofton Telegrafi Maqedoni
“Ministria e Punëve të Brendshme pas marrjes së informacioneve të më hershme nga vendet partnere, në lidhje me planet potenciale dhe qëllimeve për kryerjen e sulmeve terroriste në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga ana e strukturave të njësive radikale mbështetës të ISIS-it, ka ndërmarrë masa operative-teknike me qëllim të identifikimit të organizatorëve të mundshëm për kryerjen e sulmit.
Me qëllim të parandalimit të sulmit terrorist, Ministria për Punë të Brendshme ka përgatitur plan të aktiviteteve, për të cilën janë marrë masa të caktuara këshilluese për zbatimin e tyre. Pas marrjes së urdhrave në disa lokacione të territorit të vendit janë bërë kontrolle me çka janë konfiskuar mjete lidhur për ndonjë sulm të mundshëm”, thuhet në deklaratën e MPB-së.
Nga atje thonë se Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me veprimet, masat dhe aktivitetet me të cilat siguron sigurinë e qytetarëve.
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje