Moti në Maqedoni në orët e mëngjesit do të jetë i vrenjtur me shi të dobët lokal, ndërsa në viset malore me borë të dobët. Pasdite vranësirat do të pakësohen.Do të fryjë erë e dobët kryesisht nga drejtimi perëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës prej tetë deri në 16 gradë.
Në Shkup mot i ngjashëm, në orët e mëngjesit me kushte për reshje të dobëta të shiut, ndërsa do të fryjë edhe erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 13 gradë.
Të premten do të ketë kryesisht stabilizim të motit. Valë e re e lagësht dhe më ftohtë me reshje shiu, ndërsa fundjavës në viset më të larta dhe ato malore do të bjerë borë. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë të shtunën./Express/
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...