Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në disa vende do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë mesatare, në pjesët perëndimore erë kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 19, ndërsa ajo maksimale do të jetë nga 22 deri 30 gradë Celsius.
Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe bubullima, posaçërisht në gjysmën e parë të ditës. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet deri 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 25 gradë Ceslius.
Të mërkurën dhe të enjten do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperatura do të ulet gradualisht, posaçërisht të enjten do të fryejë erë kohëpaskohshme e përforcuar veriperëndimore. Pastaj moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato të ditës do të jenë në rritje graduale. mb/
Kombëtarja e Kosovës merr mirënjohje presidenciale nga Osman...
Vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë në Gjirin...
Ndjekje si në filma në Vlorë, vetura me drejtues 14-vjeçarin...
Përzgjedhësi i Turqisë: Kosova na vuri në telashe, ata kanë ...
Gjesti i madh i Yildiz: Ylli turk harroi festën dhe vrapoi p...
Trump: Po ecim shkëlqyeshëm në luftën me Iranin, konfliktit ...