Çmimet e roamingut për Maqedoninë dhe Serbinë do të zvogëlohen nga muaji gusht, ndërsa vendimin për këtë do të merret gjatë kryesimit bullgar me BE-në, deklaroi ministri për Transport i Bullgarisë, Ivajlo Moskovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai pret së shpejti lirim të çmimit të roamingut dhe për vendet tjera nga Ballkani Perëndimor.
Moskovski informon se operatorët e telefonave celular nga Bullgaria, Maqedonia dhe Serbia punojnë në mënyrë aktive për nënshkrimin e marrëveshjes.
“Aktivitetet po vazhdojnë në koordinimi me euro-komisarin bullgar, Marija Gabriel e cila ishte nismëtare për çmime më të lira për roaming në rajon, me çka hapi mundësi që operatorët e telefonave celular të fillojnë bisedimet për arritjen e marrëveshjes në mes vete rreth uljes së çmimeve. Ulje të çmimeve për bisedimet telefonike në mes shteteve nga Ballkani Perëndimor dhe nga BE është një nga prioritetet e udhëheqjes bullgare me Bashkimin Evropian.
Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...
Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës
Zyrtarja e lartë e OKB-së: Komuniteti ndërkombëtar t’i japë ...
Historia e jashtëzakonshme e Bodo/Glimtit – një sukses...
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur
48 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, shqiptohen m...