Burgu i Idrizovës ka qenë objekt i kritikave për vitet e trajtimit çnjerëzor të të burgosurve. Në burg, pjesa më e madhe e pajisjeve policore si stacionet e radios, pajisjet e shikimit natën dhe armët e vjetruara nuk janë funksionale. Të burgosurit në ambulancat ose gjykatat transferohen me automjete të improvizuara, ndërsa shumë prej tyre nuk kanë marr trajtim mjekësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Drejtori i ri i Burgut të Idrizovës, Bobi Mojsoski, thotë se burgun e ka gjetur në një situatë katastrofale si për të burgosurit ashtu edhe për punonjësit e policisë së burgjeve.
Aktualisht, ka më pak se 1.000 të burgosur në burgun e Idrizovës dhe sipas drejtorit të Mojsoski ka edhe shtretër të lirë. Sipas drejtorit të “Idrizovës”, numri i të punësuarve në burg është shumë i vogël edhe për këto 1.000 të burgosurit, ndërsa jo më për ata që kanë qëndruar më parë në 1.900 të burgosur.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...