Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini, sot do ta vizitojë Shqipërinë dhe Serbinë, kurse, turneun në shtet e Ballkanit, ajo do ta përfundojnë nesër në Kosovë.
Vizita e saj në Kosovë, ishte paraparë të zhvillohet të premten, por është shtyrë për një ditë. Mogherini ka Kosovën të fundit në listën e vizitave në shtetet e Ballkanit.
Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian, ajo do të vizitojë edhe qytetin e ndarë të Mitrovicës.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, politikania italiane do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa, si dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Përndryshe, turneun e filloi në Mal të Zi, pastaj vazhdoi në Bosnjë, ku qëndrojë më 2 mars, pastaj në Serbi dhe Shqipëri, pasi që të dy vendet do t’i vizitojë në të njëjtën ditë, me 3 mars.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...