Në Samitin e nesërm të ministrave të punëve të jashtme të BE-së, Maqedonia dhe përparimi në negociatat për emrin do të jenë një nga temat kryesore.
Ministrat e punëve të jashtme të BE-së nesër do të takohen për këshillin e rregullt ministror, disa javë para Samitit të qershorit në të cilin liderët evropianë duhet të vendosin për rekomandimin e Komisionit Evropian për fillim të bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, do t’i brifojë ministrat e 28-të vendeve anëtare për procesin e negociatave, ndërsa dy ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë duhet të vazhdojnë të bisedojnë në Bruksel, pas raundit të Nju-Jorkut.
Nga MPJ-ja paralajmëruan se ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov nesër udhëton për vizitë dyditore pune në Bruksel.
Do të jenë sërish dy ministrat e Jashtëm që do përpiqen të bien dakord, ndërsa të dy palët këmbëngulin në qëndrimet respektive, që i shprehën edhe gjatë bisedimeve të Nju Jorkut, fundjavën e kaluar. Pas dështimit të radhës, sipas analistëve grekë, janë tre emrat që kanë mbetur mbi tavolinë. Nova, Gorna dhe Severna Maqedonia, përkatësisht “Maqedonia e Re”, “Maqedonia e Epërme” dhe “Maqedonia veriore”.
Athina, që ka refuzuar propozimin për Republika e Maqedonisë së Ilindenit dhe “Republika e Maqedonisë (Shkup)”, do të preferonte që emri i shtetit të shoqërohej nga mbiemri e Epërme ose veriore. Por Shkupi, refuzon gjithë formulat e tjera dhe pranon si zgjidhje vetëm referimin ndaj Ilindenit; qëndrim që e përsëriti edhe në bisedimet e Nju Jorkut. Në dy kryeqytetet Shkup dhe Athinë po bëhet një presion i madh, sidomos nga Uashingtoni dhe Berlini, ndërsa në disa qytete të Greqisë është paralajmëruar protesta më 6 qershor.
Mesazhi që do të dërgojnë protestuesit është të kujtojnë qeveritarët se populli grek është kundër çdo lëshimi për emrin e Maqedonisë. Protesta më herët, gjegjësisht më 2 qershor ka paralajmëruar edhe opozita në Maqedoni, ku mes tjerash do të protestojnë edhe për çështjen e emrit./Gazeta Express/
Hungaria miratoi rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Konjufca priti në takim ambasadorin gjerman, flasin për proc...
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës