Shefi i qeverisë greke, Kyriakos Mitsotakis, në takimin e djeshëm me kryeministrin Zoran Zaev në New York, i ka thënë se ai personalisht nuk do ta nënshkruante Marrëveshjen e Prespës.
Mitsotakis gjithashtu i ka thënë Zaevit se pas ratifikimit të marrëveshjes, ajo është bërë pjesë e të drejtës ndërkombëtare dhe se Greqia duhet ta respektojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mitsotakis e ka përsëritur pozitën e tij se si lider i opozitës ka bërë gjithçka që të mos nënshkruhet marrëveshja, ndërsa gjatë takimit në New York e ka ftuar Zaevit që të mos ketë vonesa lidhur me aspektet e marrëveshjes, sidomos në çështjen e shenjave tregtare.
Ndërsa Zaev e ka përsëritur vullnetin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të mos pasur vonesa, duke e theksuar edhe zbatimin e reformave për procesin integrues në BE.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...