Ministrit serb i përkeqësohet gjendja gjatë një paraqitjeje në televizion

11:41 | 5 Gusht 2025
E.K

Ministrit për Investime Publike të Serbisë, Darko Gllishiq, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore sot në mëngjes, gjatë një paraqitjeje në emisionin e mëngjesit në televizionin serb “Pink”.

Sipas raportimeve të para, emisioni është ndërprerë papritur pasi Gllishiq filloi të belbëzojë dhe nuk ishte në gjendje të shqiptonte asnjë fjalë të plotë. Prezantuesit tentuan ta pyesnin nëse ndihej mirë, por ai nuk reagoi, çka detyroi ndërprerjen e transmetimit.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se dyshohet për një goditje të rëndë në tru. Ministri është transportuar me urgjencë në spital, ku ka mbërritur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili e konsideron Gllishiqin si një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Darko Gllishiq është emëruar ministër në Qeverinë e Serbisë në maj të vitit 2024. Ai është anëtar i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) që nga themelimi i saj dhe, që nga viti 2016, ushtron detyrën e kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të kësaj partie.

Të ngjashme