Për herë të parë, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar fonde për punën e investuar të të trajnuarve privatë këtë vit, kumtojnë nga Ministria e Shëndetësisë duke shtuar se është siguruar një buxhet për pagesën e profesioneve stomatologjike dhe fondet janë transferuar në Klinikën Universitare të Stomatologjisë.
“Procedura për pajtimin e punësimit me një kontratë pune, përmes së cilës do të paguhen të trajnuarit privat, plotësohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe brenda afatit ligjor të përcaktuar, Ministria e Financave ka miratuar pëlqimin”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas ministrisë, specialistët privat të stomatologjisë do të paguhen në mënyrë të plotë për punën e tyre dhe se në buxhetin e vitit 2019 janë paraparë mjete për pagesën edhe motin tjetër./Telegrafi/
Policia në Ferizaj zhvillon fushatë vetëdijësuese për rreziq...
Miratohen dy projektligje për programet IPA-së të BE-së
PDK e gatshme të propozojë emër për president, Tahiri: Vendi...
FBK del me një njoftim sa i përket biletave për ndeshjen nda...
Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të të zhdukurit...
Detaje nga operacioni që vrau El Menchon – ai u ekzeku...