Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoni apelon që të shmanget postimi i fotove në rrjetet sociale sepse ato janë një burim i vërtetë informacioni për hajdutët ku mund të veprojnë lirshëm.
“Ne si MPB, çdo vit në këtë kohë dhe para pushimeve verore kur qytetarët largohen nga shtëpitë e tyre, apelojmë për kujdes, sepse përveç masave të marra nga MPB, qytetarët duhet të marrin masa për të mbrojtur shtëpitë e tyre dhe pronën”.
“Apeli është nëse njerëzit nuk festojnë në shtëpi, të mos postojnë foto nga vendi ku ndodhen, sepse në këtë mënyrë përmes rrjeteve sociale u jepni sinjal atyre që kanë qëllime kriminale”, deklaroi Toni Angelovski./telegrafi/
Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Kongresi, hap i rëndësishëm...
S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Myftiu Tërnava: Jam i tronditur nga akti kriminal i djegies ...
Një propozim dashurie pritet të ndodhë sonte në Big Brother ...
Lushaku: Votoj kundër dorëheqjes së Abdixhikut, ai duhet ta ...
Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, mes viktimave konfi...