Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, është vet-izoluar.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai.
Dua të ju informoj të gjithëve që jam në vetë izolim nga dita e djeshme.
Unë u informova se një person me të cilin kam pasur takim pune të martën ka rezultuar pozitiv për COVID 19, dhe megjithëse protokolli i distancës është respektuar, unë kam qenë i ekspozuar potencialisht ndaj virusit. Kam bërë testim dje në mëngjes dhe për të mos rrezikuar mirëqenien e të tjerëve kam qëndruar në shtëpi që nga ajo kohë. Rezultati i testit tim është negativ, por në përputhje me rekomandimin që kam marrë nga epidemiologët, unë do të qëndroj në vetë izolim në ditët në vijim dhe do të punoj nga shtëpia.
Unë ju uroj të gjithëve shëndet të mirë dhe sinqerisht kërkoj që të gjithë të kujdeseni për veten dhe të tjerët përreth jush!/Alsat/
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...
Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jas...
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB: Nga nesër nisin aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistri...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol