Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në një intervistë për gazetën gjermane “Welt” tha se Perëndimi duhet të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë, por kjo është e mundur vetëm nëse ndryshon situata në Ukrainë.
“Në afat të gjatë, ne duhet t’i ulim tensionet në mes Perëndimit dhe Rusisë dhe të forcojmë bashkëpunimin me të. Natyrisht, kushtet për këtë janë krijimi i paqes në Ukrainë dhe ruajtja e integritetit të saj territorial”, tha Dimitrov.
Ai beson se marrëdhëniet në mes Shkupit dhe Moskës nuk do të përkeqësohen nëse Maqedonia do të anëtarësohet në NATO.
Sipas tij, duke qenë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut nuk do të thotë marrëdhënie të këqija me Rusinë.
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja