Me ftesë të ministrit për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, nesër (e enjte 14 mars 2019) për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë ministri për Punë të Jashtëm të Republikës së Çekisë, Tomash Petzhiçek, njoftojnë nga MPJ e Maqedonisë së Veriut.
Në agjendën e bisedimeve të dy ministrave, janë çështjet për gjendjen aktuale, përmirësimi i marrëdhënieve bilaterale dhe çështjet për bashkëpunim në kuadër të proceseve integruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE, si dhe bashkëpunimi në kuadër të organizatave ndërkombëtare.
Në kuadër vizitës, ministri Petzhiçek do të realizojë takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe zv. kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani./telegrafi
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...
Prindon Sadriu ftohet nga Zonja e Parë e SHBA-ve në Shtëpinë...
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...