Ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, Sir Alan Duncan, nesër do të arrijë për vizitë në Maqedoni, në kuadër të së cilës do të takohet me kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov, me shefin e diplomacisë Nikolla Poposki dhe liderët e të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informohet, në takimet do të bisedohet për situatën aktuale politike, nevojën për reformat urgjente të cilat do të mundësojnë përparim ndaj anëtarësimit në NATO dhe BE, si dhe planet e liderëve për ndërtimin e shtetit prosperues dhe përfshirë, njofton AIM.
Duncan në kuadër të vizitës dyditore, poashtu do të takohet edhe me përfaqësuesit e sektorit civil, PSP-në dhe institucioneve lidhur me qeverisjen e të drejtës, me fokus për të ardhmen e Maqedonisë.
Në takimet, siç është paralajmëruar, do të bëhet fjalë edhe për përparimin e mundësive për bashkëpunim të ardhshëm në sferën e sigurisë, bashkëpunimit ekonomik dhe krizës migruese.
Shkurta shpërthen ndaj Benitës: Fals je, si fytyrën e ke edh...
Juventus shënon fitore minimale ndaj Bolognas në udhëtim
Hamza: Asnjë luftëtar i lirisë nuk do të jetë kurrë vetëm, a...
Prishtina fiton derbin me Bashkimin – humbja e katërt ...
Numri i të vrarëve rritet në 16 nga sulmi në Australi
Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar