Kryesuesi serb i presidencës tripalëshe të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka rezultuar sot pozitiv në testin për COVID-19.
Ndërkaq, disa ditë pasi që ishte hospitalizuar shkaku i dhimbjeve në stomak dhe telasheve me tretjen, ka njoftuar Qendra Klinike Universitare në qytetin e Banjallukës.
“Dodik është diagnostikuar me pneumoni… dhe ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri”, ka bërë të ditur klinika.
Lideri serb i Bosnjës ishte hospitalizuar gjatë së dielës mbrëma. Ndihmësit e tij kanë bërë të ditur se ai ishte vënë në vetizolim, pasi që kishte pasur takim me një person të prekur nga COVID-19 të mërkurën e shkuar, ka raportuar Reuters.
Gjendja e Dodikut është stabile dhe mjekët janë duke e mbajtur nën monitorim të vazhdueshëm, ka konfirmuar klinika.
“1.6 miliardë euro investime në turizëm”, Rama: ...
Dyshohet se u vodh në Gjermani, sekuestrohet një veturë në v...
Kreu i ‘Dardanëve’ zbulon vendin ku takohen tifo...
Ky është Bejtullah Isufi, dyshohet se u dogj duke djegur mbe...
Ishte vetëm 16 vjeç kur u zhduk, rivarroset në Krushë të Vog...
KFOR-i kryen inspektim të sigurisë në minierën e Trepçës