Funksionari i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, përmes një postimi në Facebook thotë se presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, është infektuar nga virusi i “zaevizmit”.
Milloshoski thotë se Pendarovski fillimisht ka vepruar me pohime, ndërsa më pas me gënjeshtra dhe vet-demantime, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Më 30 maj Pendarovski tha se për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve dhe të vdekurve shpall gjendje të jashtëzakonshme. 13 ditë më vonë Pendarovski ‘pohoi’ se ai asnjëherë nuk ka shpallë gjendje të jashtëzakonshme për shkak të numrit të të infektuarve dhe të vdekurve dhe këto krahasime ishin të pabaza”.
“Pse sot Pendarovski zgjodhi të vet-demantohet, më së miri e di shoku i tij, ‘bartësi i virusit zaevizëm’”, shkruan Milloshoski.
Ndryshe, sot presidenti Stevo Pendarovski njoftoi se nuk do të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme, e cila përfundon nesër.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...