Kryetari i Partisë Liberale Demokratike, Goran Milevski dje tha se për të nuk është i pranueshëm “propozimi francez” për tejkalimin e kontestit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, ndërsa sot ka paralajmëruar se do të rishqyrtojë pjesëmarrjen në Qeveri.
Për PLD-në, ky propozim është i papranueshëm dhe Milevski tha se nëse pranohet do të largohen nga Qeveria, raporton Kohamk.
“Së pari jemi të zhgënjyer sepse jemi nga e njëjta qeveri. Propozime të tilla duhej të komunikoheshin ndërmjet palëve. Nëse ata mendojnë se ne nuk jemi një faktor i rëndësishëm, atëherë gënjejnë. Nëse Qeveria e pranon këtë propozim, vendi im nuk do të jetë në një Qeveri të tillë. Nuk mund të ulem me njerëz që nuk e respektojnë mendimin tim. Nuk mund të pranoj që e gjithë historia që kemi mësuar në shkollën fillore dhe të mesme të ndryshojë dhe të thuhet se është e rreme, se na është imponuar nga komunistët”, tha Milevski.
Sipas tij, propozimet e Bullgarisë vendosin pikëpyetje mbi identitetin maqedonas.
“Bullgaria tani dëshiron që të na imponojë një histori tjetër, për Samuelin, Kirilin dhe Metodin dhe të tjerët dhe të thotë se janë bullgarë”, tha Milevski.
Nga qeveria e Maqedonisë deklaruan se nuk kanë pranuar ende një version final të propozimit francez.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...