Milevski thotë se partia e cila është eksponent i krimit dhe i korrupsionit, i gënjeshtrave dhe i manipulimeve, ende vazhdojnë ta fusin partinë drejt vlerave të rreme, urrejtjes dhe poshtërimit të të gjithë atyre që nuk mendojnë si ata.
Kreu i Partisë Liberal Demokratike, Goran Milevski, ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënësit të OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski, në lidhje me dyshimin e marrëdhënieve në mes kryeministrit Zaev dhe një biznesmeni rus që vepron në Greqi. Në këtë kontekst, Stoilkovski përmend një “zyrtar të lartë të Partisë Demokratike Liberale dhe sulmon ashpër këtë parti.
Milevski thotë se partia e cila është eksponent i krimit dhe i korrupsionit, i gënjeshtrave dhe i manipulimeve, ende vazhdojnë ta fusin partinë drejt vlerave të rreme, urrejtjes dhe poshtërimit të të gjithë atyre që nuk mendojnë si ata.
“Për derisa është kështu PLD do të vazhdojë ta mbështes Qeverinë. Unë si kryetar i PLD-së mund të krenohem vetëm me stafin e partisë, të cilat janë të suksesshme si në sektorin privat ashtu edhe në administratën shtetërore, duke punuar me zell dhe sinqeritet. Ne vazhdojmë të punojmë edhe më me vendosmëri, duke përhapur vlerat liberale në Maqedoni”, thotë Milevski.
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...
Kupa e Anamoravës 2026 zhvillohet nesër në Kamenicë
Astronautët e NASA-s morën iPhone 17 Pro Max për të dokument...
Ekuipazhi i Artemis II tani është në gjysmën e rrugës drejt ...