Pas kërkesës së PSP-së, gjyqtarja Vesna Dimishkova mbrëmë vonë i ka caktuar 30 ditë paraburgim ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, njofton “Makfax”. Dje rreth orës 15:00 Mijallkovi u dërgua nga burgu i Shkupit në gjykatën penale, i shoqëruar nga dhjetëra policë të Njësisë Speciale. Paraburgimi për Mijallkovin u përcaktua për shkak të ndikimit tek dëshmitarët dhe rreziku për arratisje.
Avokatët e tija kanë 24 orë për të dorëzuar ankesë për vendimin në këshillin penal të njësisë së Shkupit. Aktualisht, Mijallkov ka 4 akuza aktive për rastet: “Target-Fortresa”, “Tortura”, “Trezor” dhe “Titanik 2”, si dhe hetimi për lëndën “Perandoria”.
Mijallkov është në paraburgim që nga 20 nëntori, me kërkesën e Prokurorisë së Speciale Publike për rastin e përgjimeve të mëdha. Ky është rasti i parë i PSP-së që kërkon caktimin e masës së paraburgimit të ri për një person që tashmë është në paraburgim.
Për lëndën “Perandoria” paraburgim iu është caktuar edhe persë personave tjerë. Në burgun e Shuto Orizares janë edhe biznesmeni Jordan Kamçev, bashkëpunëtorët e tij Nenad Josifoviq dhe Zorica Arsovska, Cvetan Pandelleski dhe Todor Mirçevski
Projektligji për çmimet tavan, Kurti:Po mbrojmë lirinë e tre...
Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimi...
Trump vendos tarifa të reja doganore për ilaçet e importuara
Palestra e Chicago Bulls kthehet në arenë shqiptare me “Xham...
Qeveria e risjell për miratim projektligjin për produktet ba...
Qeveria miraton projektligjin për sigurime shëndetësore në K...