Kreu i opozitës Hristijan Mickoski ka deklaruar se krahas krizës shëndetësore, vendi ndodhet në një krizë të thellë ekonomike.
Ai për këtë akuzoi qeverinë aktuale.
“Dua të shpreh shqetësimin tim për gjendjen ekonomike në të cilën gjendet Republika e Maqedonisë. Të dhënat që posedoj flasin se menjëherë pas krizës shëndetësore, ekziston një krizë e rrezikshme ekonomike. Edhe sikur të mos ndodhte pandemia, të dhënat e mia flasin se ekonomia nga qeveria e papërgjegjshme e Zaevit dhe Spasovskit, shkonte drejtë bankrotit. Është harxhuar pa mëshirë dhe kjo nuk ka lidhje me politikën. Për këtë që po them ekzistojnë numra, të cilët do t’i publikoj në vazhdim,”, tha Mickoski duke shtuar se vetëm gjatë muajit mars janë harxhuar 50 milion euro.
“Është realizuar një vjedhje e mirë-planifikuar të ekonomisë në tre mujorin e parë të vitit me qëllim që të mbulohen zgjedhjet që duhet të mbaheshin. Janë harxhuar 120 milion euro më shumë se sa ajo që kanë grumbulluar në buxhet”, u shpreh Mickoski./alsat
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...