Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski përmes një shkrimi në rrjetet sociale ia ka uruar fitoren CDU-së në zgjedhjet e Gjermanisë.
Mickoski thotë se Evropa ka nevojë për ndryshime, shkruan Arbresh.info
“Urime për fitoren e rëndësishme të CDU-së në zgjedhje. Ky sukses është një konfirmim i besimit që qytetarët gjermanë kanë në lidershipin dhe në parimet mbi të cilat është themeluar CDU, stabiliteti, zhvillimi dhe përkushtimi ndaj vlerave të demokracisë së krishterë evropiane. Le të bashkëpunojmë së bashku për të mirën dhe prosperitetin e qytetarëve tanë. Evropa kërkon ndryshime”, ka shkruar Mickoski në Facebook. /Arbresh.info/
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...