“Prej 27 janarit nuk kemi marrë asnjë informacion konkret në lidhje me bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë”, tha sot kryetari i OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, në konferencën e organizuar nga instituti “Infimes” në Ljubjanë.
Ai tha se përceptimi i tyre është ndërtuar nga informacionet e mediumeve.
Sipas Mickoskit, tanimë një periudhë të gjatë Maqedonia është pala e cila gjithnjë ka lëshuar, ndërsa nuk merr asgjë në kthim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për fat të keq, gjithnjë e më shumë duhet se qeveria jonë është disa hapa prapa nga qeveria greke dhe procesin e negociatave e udhëheq në mënyrë reaktive, në vend të proaktive”, tha Mickoski.
Sipas tij, Qeveria e Maqedonisë duhet të gjejë zgjidhja e cila do të përfshijë mekanizma mbrojtëse, me të cilat me çfarë do marrëveshje, nuk do të injorohen parimet dhe rregullat.
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së