Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot ka realizuar takim me ambasadoren gjermane Anke Gisela Holstein, me të cilën ka diskutuar për situatën aktuale politike, zgjedhjet dhe prioritetet e ardhshme strategjike.
Siç njoftojnë nga OBRM-PDUKM, Mickoski në takim ka thënë se duke u bazuar në votat e marra më 15 korrik, ai bënë përpjekje për të formuar shumicë parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mickoski në takim ka theksuar se është i nevojshëm angazhim serioz i të gjithë institucioneve për përmbushjen e agjendës evropiane. Gjithashtu ka thënë se Qeveria e LSDM-së është e paaftë për të realizuar interesat e shtetit”, thuhet në njoftimin e partisë opozitare.
Mickoski gjithashtu ka shtuar se zgjedhjet nuk mund të vlerësohen si fer dhe demokratike, pasi sipas tij, pushteti ka bërë shkelje të mëdha.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...