Lideri OBRM-PUKM-së, sot, me rastin e festës fetare Ortodokse, mori pjesë në aktin e hedhjes së kryqit të shenjtë në ujërat e Liqenit të Ohrit, siç bëri edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
Pas ngjarjes, Mickoski u pyet nga gazetarët në lidhje me qëndrimin e tij në lidhje me njoftimin e Zaev për një takim të mundshëm të liderëve për propozim ligjin për Prokurorinë Publike.
Mickoski u përgjigj se qëndrimi i OBRM-PDUKM-së për ligjin është i njohur në publik dhe se nuk ka ndërmend të shkojë në takime të liderëve që nuk kanë efekt, në të cilat LSDM, siç tha ai, propozon ligj që duhet të mbrojë strukturat kriminale.
“Grupet e punës u takuan, ne patëm një takim të ldierëve të dështuar. Nuk ka dyshim se duhet të miratohet një ligj evropian, një ligj reformash për Prokurorinë Publike. Por ajo që po propozohet sot nga LSDM është praktikisht një ligj që në të ardhmen duhet të mbrojë strukturat kriminale të LSDM-së”, tha Mickoski./Telegrafi/
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë