Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hrisitjan Mickoski sot tha se nuk është optimist se do të ketë ndryshim të qendrimeve në Bullgari sa i përket procesit euroingrues të vendit.
“Nuk jam optimist. Do të dëshiroja që të jetë e vërtetë, por nuk jam optimist. Bullgaria nuk do të lëvizë as edhe një milimetër, nëse ne nuk e pranojmë rezolutën e Kuvendit të tyre, posaçërisht jo para zgjedhjeve”, tha Mickoski.
Sipas tij, do të mund të ndodhë diçka në Samitin e BE-së në dhjetor pas zgjedhjeve parlamentare në Bullgari në qershor dhe mas zgjedhjeve presidenciale në tetor.
Mickoski para gazetarëve theksoi se Ligji për arsim nuk duhet të shkojë në Kuvendin e Maqedonisë me flamur evropian./Telegrafi/
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...