Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski me delegacionin e OBRM-PDUKM-së dhe kandidaten për kryetare të shtetit mbështetur nga OBRM-PDUKM, Gordana Siljanovska Davkova sot kishin takime me eurodeputetët në Bruksel.
Sipas kumtesës së partisë, Mickoski në takim me bashkëbiseduesit ka veçuar gjendjen e keqe ku gjendet Republika e Maqedonisë dhe qytetarët e saj, për shkak të politikave të këqija që i zbaton pushteti aktual, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Biseduam për situatën aktuale politike në Republikën e Maqedonisë, për trysninë politike, për gjendjen e keqe ekonomike, biseduam për mungesën e reformave, tregtinë me të drejtën dhe drejtësinë, trysnin që e bën pushteti i LSDM në Republikën e Maqedonisë, kështu që praktikisht biseduam për të gjitha ndodhitë negative”, tha Mickoski.
Ai shtoi se është shumë e rëndësishme që Republika e Maqedonisë më në fund të marrë datë për nisjen e bisedimeve me BE-në.
Siç njoftojnë nga OBRM-PDUKM, Mickoski ka theksuar nevojën që Maqedonia më në fund të marrë datë për nisjen e bisedimeve me BE-në për shkak se kjo paraqet përfitim për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.
Mickoski tha se do të takohet me kryetarin e EPP-së Dohl dhe me kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme pranë Kuvendit Evropian dhe nënkryetarin e EPP-së./Telegrafi/
35 aksidente brenda një javë në rajonin e Ferizajt, 15 të lë...
Irani arreston politikanë të shquar reformistë, përmend “lid...
38 aksidente dhe mbi 2100 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani: Pavarësisht sfidave, rruga e Kosovës drejt NATO-s dh...
Gyokeres pret më shumë gola për Arsenalin: Gjithmonë mund të...
Tre të arrestuar në Pejë pasi sulmuan një person, policia ko...