Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski nga Buteli ka thënë se partia që drejton ai është në epërsi të ndjeshme ndaj kandidatit të partive në pushtet. Sipas tij, më 5 maj rezultatet do të jenë edhe më bindëse.
“Që të arrijmë deri tak ajo fitore është i nevojshëm edhe një hap shtesë ngase milimetra na ndajnë që triumfi të jetë i kompletuar, të hapim derën për zgjedhje të parakohshme, të fitojmë në ato zgjedhje dhe më pas të fillojmë të punojmë për vendin tonë”, ka thënë Mickoski, përcjell SHENJA.
Ai ka thënë se ata duhen të jenë të fuqishëm ngase sipas tij, despoti është gjunjëzuar dhe se po i jetojnë momentet e fundit në karrierën e tyre politike. /SHENJA/
Luis Enrique flet pas kualifikimit të PSG: Jemi gati për këd...
Sveçla: Qëndrueshmëria institucionale ka ndikuar në rritjen ...
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për dhu...
Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evro...
IKD padit Ministrinë e Shëndetësisë, kërkon shfuqizimin e ta...
FIFA ka besim të plotë te Meksika për organizimin e Kupës së...