Grupi kuvendar i OBRM-PDUKM-së nuk dorëzoi amendamente për Ligjin e ri për Prokurori Publike.
Kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski theksoi se nevojitet të përfshihen vërejtjet e ekspertëve të dhëna në debatin publik në Kuvend.
“Ato vërejtje të ekspertëve që mund t’i dëgjonin ministrja Deskoska, zotëri Zaev, mund që përmes institucioneve që po qeverisin, e kjo është në këtë rast, Ministria e Drejtësisë t’i shndërrojnë në amendamente dhe t’i dorëzojnë në Kuvend ndërsa OBRM-PDUKM do t’i përkrahë”, tha Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qëndrimi i OBRM-PDUKM-së, Siç tha Mickoski, është i qartë dhe preciz që të përkrahen gjithçka që thanë ekspertët.
“S’mund ne politikanët të jemi ekspertë më të mëdhenj se ekspertët, të cilit i kanë kushtuar jetën kësaj problematike. Ato kishin qëndrime të qarta”, tha mes tjerash Mickoski.
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...
Parashikimi i motit për nesër
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...