“Zoran Zaevi më shumë dëshiron të takohet me kryeministrin e fqinjit tonë lindor, se sa takim liderësh për të arritur konsensus kombëtar për interesat shtetërore, e më pas të veprojmë me argumente në bisedat për çështjet kyçe me Bullgarinë”.
Këtë e ka shkruar në rrjetet sociale kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, i cili kërkon që të mbahet takim liderësh pas bllokadës nga Bullgaria.
“Mund ta kuptoj pse Zoran Zaevi ikë nga takimi i liderëve. Ai është politikan me koncesione, ndërsa unë nuk kam koncesione. Zoran Zaevi ka premtime për rrethet e larta politike në Bullgari. Ai është person që do të tregtonte me gjithçka, ndërsa unë me asnjë çmim nuk do të veproja për asimilimin e pupullit maqedonas”, shkruan Mickoski në Facebook.
Sipas tij, kryeministri Zoran Zaev nuk dëshiron takim liderësh për shkak të qëndrimit të tij të “qartë dhe të prerë” që e ka dhënë para Qeverisë për mosndryshim të Kushtetutës.
“Zaevin nuk e dëgjuam këtë ta bëjë. Dhe përfundimisht, projekti LSDM dhe Zoran Zaev ka përfunduar”, shkruan Mickoski./Telegrafi/
Vazhdojnë fishkëllimat në “Santiago Bernabeu”, k...
Vala e madhe e të ftohtit përfshin Azinë dhe Lindjen e Largë...
Gjendet pa shenja jete 31-vjeçari në Përmet
Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci
Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e...
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...